Kreu i Partisë Demokratike ka shprehur mbështetjen e tij për drejtësinë e re në Kuvendin Zgjedhor të degës 11 të PD.

Ai tha se drejtësia po fillon të ndërmarrë veprime të paparashikuara dhe tha se opozita duhet të jetë në mbështetje të këtyre veprimeve.

“Nëse në qëndrime je rreshtuar njëlloj si zullumqarët, është qartë që je opozitë e opozitës, për interesin tënd personal. Sepse kështu ke vendosur të jetosh ose në skenarin më të mirë që të janë errur sytë dhe nuk e kupton dhe po dëmton interesin e qytetarëve”, tha Basha.

“Drejtësia po fillon të ndërmarrë veprime që nuk i kishim parashikuar. A nuk është momenti për opozitën për të qenë në mbështetje të këtyre veprimeve? Nuk ka pasur shans në këto 34 vite si ky për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Nuk mund të ulesh në dy karrige, o me drejtësinë kundër korrupsionit, o kundër drejtësisë dhe me korrupsionin, nëse është kjo e dyta vetëm opozitë nuk je”, shtoi ai më tej, teksa konfirmoi mbështetjen për SPAK

“100%  mbështetje për SPAK-un dhe drejtësinë dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë”, tha Basha. /

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re