Drejtori i Policisë Rrugore Altin Qato ka dhënë një deklaratë nga Vlora mbi sezonin dhe masat e marra Nga Vlora ne nje prej akseve me problematike nga Rradhima në Vlorë ,Qato është ndalur në masat per sezonin turistik si dhe shtim të efektivëve në rruge si dhe mjete te shtuara. Qato ka kërkuar edhe mirëkuptim të qytetarëve ndërsa ka theksuar se masat administrative do të jenë të ashpra

Qato: Jemi këtu në aksin Radhimë –Vlorë. Jemi në fillim te sezonit turistik, policia rrugore ka marrë të gjitha masat për të krijuar rrugë sa më të sigurta, por edhe një mbarëvajtje trafiku normal. Fluksi është shumë i shtuar. Ky aks është shumë I ngarkuar. Policia rrugore ka bërë një plan të plotë. Ka rritur gadishmërinë e forcave, në akset që të cojnë në zona turistike. Qëllimi edhe të mbajmë një trafik të monitorueshëm që të ketë akse rrugore sa më të lirshme. Kemi rritur monitorimin e të gjitha akseve. Ka një ulje të ndjeshme të aksidenteve por nuk jemi të kënaqur. Kemi bërë një plan. Ka mjete që vijnë jashtë vendit tonë. Kemi përcaktuar kush janë njollat e “zeza”. Masa për të eleminuar ngjarje aksidentale dhe për të lehtësuar trafikun. Me dron, kamera e radar.
Qëllimi është rritja e sigurisë, mbajtja e trafikut normal, por policia edhe ndëshkon kur ka shkelje. Kur ka parkime të gabuara, ne nderhyjmë sepse kemi të bëjmë me një bashkëjetesë qytetare. Nuk kemi asnjë qëllim masa administrative. Edhe policia është për ti krijuar siguri komunitetit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re