Nata ishte e ftohtë po rezistenca jonë do të vazhdojë, deri në arritjen e objektivave. Secili prej nesh përfaqëson veten, ne duam që Reforma në Arsim të jetë sipas asaj që ne duam”, kështu shprehet një prej studenteve që e ka kaluar natën përpara kryeministrisë.

Të rinjtë thonë se ata do të vazhdojnë rezistencën dhe nuk janë aspak të frikësuar me atë që do të ndodhë më pas, edhe nëse ndaj tyre nisin procedimet.

‘’Do të isha shumë i lumtur që të më vinin mua prangat të parit, nuk na shqetësojnë aspak procedimet”, tha një tjetër prej djemve që e kishte gdhirë natën përpara kryeministrisë. Një prej vajzave tregoi duart e ënjtura pre j të ftohtit dhe ftoi Ramën që të vinte për ti vendosur prangat.

  

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re