Me duartrokitje, ashtu siç një artist i madh e meritonte,
është përcjellë në banesën e fundit aktori dhe regjisori Rikard Ljarja. Me
rregullat e diktuara nga COVID-19, Ljarja është përcjellë në qytetin e tij të
lindjes, Shkodër ku dhe do të prehet në paqe, duke përmbushur kështu amanetin e
“Dedës”, siç njihet për shkak të rolit të tij në filmin “Rrugë
të bardha”! 

Bashkëshortja, aktorja e mirënjohur Marjetja Ljarja ka
mbajtur në duar fotografinë e Rikardit, teksa dilte nga shtëpia e tyre modeste
në zonën e Ish- ekspozitës.  Si një
shenjë mirënjohje për të gjithë të pranishmit që ishin pranë familjes së saj në
këtë moment të vështirë, aktorja Mirjeta Ljarja ka gjetur forcën për t’i
falenderuar. Në një fjalim shumë të shkurtër, për shkak se lotët ia bënin shumë
të vështirë, ajo shprehet nuk është e pishmanit për këtë ceremoni kaq të
thjeshtë.

“Nuk kam pishman që është një përcjellje kaq e
thjeshtë, por është shumë shpirtërore. Mesazhet janë pafund që kanë dalluar
pjesën njerëzore, pjesën e mirë të Rikardit, jo pjesën e ekranit. Ju falenderoj
që e thyet këtë vështirësi dhe jeni këtu me ne sot. Është shumë më e bukur, kaq
thjeshtë, më njerëzore”, tha Marjeta.

Rikardin, nuk braktisën as kolegët e tyre. Siç raporton
gazetarja e Report Tv, Dhurata Hamzai, të pranishëm ishte, Rajmonda Bulku,  çifti Anagnosit, Roza dhe Dhimitri, me këta
të fundit që gjetën forcë dhe thanë disa fjalë për mikun e tyre.  “Ne kemi një miqësi shumë të mirë me
familje, ato që ka lënë ai nuk do të harrohen, Kanë lënë një pasuri të jashtëzakonshme
për artin. Kam punuar me të si regjisor në momente shumë të vështira. Pushtoftë
në paqe dhe vepra e tij të ketë një jetë sa më të gjatë”, tha Roza.

Me lot në sy, por edhe me maska mbrojtëse, poshtë shtëpisë
së tyre kishte dhe pak njerëz për t’i dhënë lamtumirën e fundit aktorit dhe regjisorit,
siç ai e meritonte.

/aktoretshqiptare.info

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re