‘Shqiptari më i urryer në botë’, Martin Shkreli kreu i “Pharma Bro”, ka kërkuar që të dalë nga burgu në mënyrë që të japë kontributin e tij për të gjetur një kurë për koronavirusin.

Avokati i tij, Ben Brafman tha se do të kërkojë nga trupa gjykuese që klienti Shkreli të dalë nga qelia për tre muaj në mënyrë që të mund të shkojë për të punuar në laborator.

“Unë gjithmonë kam thënë se Martini mund të ndihmojë në shërimin e kancerit.

Ndoshta ai mund ta ndihmojë komunitetin shkencor ta kuptojë më mirë këtë virus të tmerrshëm dhe të gjejë një kurë për koronavirusin.”

Po kush është Martin Shkreli dhe pse ka përfunduar në burg

Martin Shkreli lindur në Brooklyn nga prindërit emigrantë me origjinë shqiptare u bë i njohur në të gjithë botën pas themelimit të “Turing Pharmaceuticals”.

Ai rriti 5000% çmimin e pilulës “Daraprim”. 37-vjeçari u dënua me 7 vite burg në 2018 për mashtrim të investitorëve të kompanisë farmaceutike që drejtonte.

Përveç dënimit me burg, Shkreli u urdhërua të paguajë dhe një shumë prej rreth 7.3 milionë dollarësh.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re