Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me debate të ashpra, ku sigurisht çështja kryesore e debatit ishte shembja e Teatrit Kombëtar. Replika të forta pati mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit Myslim Murrizi.

Rama i tha Murrizit se është bërë si Sandër Prosi, ndërsa Murrizi ju përgjigj me ironi se i duhej si Skënderbeu. Madje i kujtoi Ramës një deklaratë të tij në vitet ’90, ku tha se do varnin komunistët.

“E ruajtë zoti, se ka nisur të shohë ëndrra me sy hapur, i dukem si Sandër Prosi. Mua më duket si Skënderbeu si Elisës, kur afrohet si Ismail Qemali. S’kam ardhur këtu si nga mami, sekretare byroje. Kur u hap PD-ja the që do i varim me kokë komunistët. E di ti, ju shejtanë vazhdoni të punoni me biznese”, deklaroi Murrizi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re