Pas marrjes së vendimit në mungesë për Klodian Çalamanin, familjarët e 8 vjeçarit të ndjerë kanë nisur të mbledhin firmat për rikthimin e dënimit kapital, ndërsa për herë të parë për median ka folur babai i Mateos.

I lodhur, me sytë e përlotur dhe me zërin që i dridhet, babai i 8 vjeçarit deklaroi se dëshira e tij është të shkojë e të shohë të birin. Fjalë të vuajtura, të thëna nga një burrë që humbi gjithçka.

“E nisi çunin (autori i krimit) për të blerë bukë, shkoi çuni i mori bukën dhe ja çoi atje edhe të ma vrasi, vetëm kjo më ka ngel gozhdë. Të vdes unë vetëm dua ta shikoj. Të vdes tani dhe të shikoj çunin atje ku është. Të vdes tani. Nuk e dua jetën, unë më duket sikur jam i vdekur. Jam i vdekur, nuk di ça të them…”

Të gjithë familjarët i janë drejtuar më tutje qendrës së qytetit, ku do të presin qytetarët për mbledhjen e firmave për rikthimin e dënimit kapital.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re