Ish-kryeministri Sali Berisha ka votuar pak më parë për shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar i PD-së.

 

Ai i është drejtuar vendit të votimit, ku ka hedhur votën e tij në një prej kutive, ndërsa ka përshëndetur edhe me dy gishta.

 

Kujtojmë se Berisha thirri Kuvendin e PD-së, për të shkarkuar Lulzim Bashën nga detyra e kryetarit, ndërsa ka deklaruar se do të kandidojë për drejtues të kësaj partie.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re