Rezear Xhaxhiu, gazetari dhe moderatori i emisionit “Me Xhaxhiun” në Fax News ka reaguar për humbjen e ish ambasadorit shqiptar në Rumani, Marko Bello, i cili ndërroi jetë ditën e sotme nga koronavirusi. Ai ishte 59 vjec dhe nuk arriti ta fitonte betejën me sëmundjen teksa po kurohej në Turqi.

Në emisionin ‘Shqipëria Live’, Xhaxhiu zbuloi se ata ishin njohur që në shkollë të lartë në Fakultetin e Filologjikut, kur gazetari studionte letërsi, kurse Bello frëngjisht. Gjatë fjalës së tij, Xhaxhiu tregon se ata kanë punuar bashkë edhe në Rumani, ku kthehet pas në kohë duke treguar një prej momenteve më gazmore.

“Ditët e tmerrshme të revolucionit rumun, ne dy çunakë na u dha urdhër për të mbrojtur ambasadën kundrejt tankeve, me dy kallashnikovë në dorë zumë pozicionet për të mbrojtur një copëz atdhe dhe gallatat mes nesh që kjo që po bënim nuk ishte e vërtetë ishte sureale. E në çdo emision në studio se ishte njëri prej nesh, e dinte punën e televizionit, rrallë ua prishte qefin gazetarëve, është kimia mes gazetarëve”, tha Xhaxhiu.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re