Kompania Trafigura njoftoi se të gjithë anëtarët e ekuipazhit të “Marlin Luanda” janë të sigurt dhe zjarri në bord është shuar plotësisht.

Anija ishte nisur drejt një porti të sigurt, tha kompania që kishte marrë me qira anijen, e cila u sulmua nga një raketë anti-anije e lëshuar nga forcat Houthi ndërsa lundronte në Gjirin e Adenit.

Ushtria amerikane tha më herët se një anije e marinës amerikane dhe anije të tjera po ofronin ndihmë pasi u godit “Marlin Luanda”.

Cisterna, nën flamurin e Ishujve Marshall, lëshoi ​​një sinjal shqetësimi dhe raportoi dëme, siç njoftoi më herët Komanda Qendrore e SHBA/CENTCOM në Platformën X. Rreth tetë orë më vonë, ushtria amerikane shkatërroi një raketë anti-anije Houthi që synonte Detin e Kuq dhe ishte gati për t’u nisur, sipas CENTCOM. Raketa “paraqiste një kërcënim të menjëhershëm për anijet tregtare dhe të marinës amerikane në zonë”, thuhet në deklaratë.

Rebelët Houthi të Jemenit të lidhur me Iranin kanë nisur sulme me dronë me eksplozivë dhe raketa që nga 19 nëntori në përgjigje të operacioneve ushtarake të Izraelit në Gaza.

Rrjeti televiziv i Houthi-it, Al-Masira, raportoi se SHBA dhe Britania e Madhe nisën dy sulme ajrore duke synuar portin Ras Isa në provincën Hodeidah të Jemenit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re