Gruaja më e gjatë në botë bëri udhëtimin e saj të parë ajror, në fakt Turkish Airlines përshtati një nga avionët e saj posaçërisht për ta akomoduar atë.

Rumeysa Gelgi, e cila është më shumë se 2 metra e gjatë, konsiderohet zyrtarisht gruaja më e gjatë në botë duke fituar Rekordin Botëror Guinness këtë vit.

Ajo zakonisht qarkullon në një karrige me rrota ose me ndihmën e një bastuni, për shkak të shtatit të saj të madh si rezultat i një gjendjeje të quajtur sindroma Weaver, e cila, ndër të tjera, shkakton rritje të përshpejtuar.

Sipas Daily Mail, 24-vjeçarja Gelgi nuk kishte udhëtuar kurrë më parë me avion. Megjithatë, në shtator ajo fluturoi për në San Francisko me një aeroplan të Turkish Airlines, i cili hoqi gjashtë vende nga një prej avionëve të saj dhe i zëvendësoi ato me një barelë të bërë me porosi për të lejuar Gelgi-n të fluturonte me rehati.

Një postim në Instagram pas uljes në Kaliforni, Gelgi ndër të tjera theksoi: “Një udhëtim pa të meta nga fillimi në fund… ky ishte udhëtimi im i parë me avion, por sigurisht që nuk do të jetë i fundit…”. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re