Analisti Gent Progni i ftuar në programin e drekës në Neës 24, përballë Ola Brukos deklaroi se administratës te “Tatimet” dhe “Doganat” po i bëhet presion të blejnë biletat e artistit ndërkombëtar Kanye West.
Ai lexoi edhe një mesazh nga Ministria e Arsimit ku ofroheshin falas bileta për nxënësit e arsimit parauniversitar.
“Janë detyruar nga administrata në Tatime dhe Dogana të blihen bileta me urdhër. Është 85 euro më e lira.
Janë dërguar nga zysha në 9-vjeçre ky mesazh:
Mirëmëngjes, duke kërkuar ndjesë për nxënësit që keni deklaruar, Ministria e Arsimit do të japë bileta falas për festivalin e Kanye West”, thuhej në mesazh.
