Skip to content

“Më e mira e botës”! Meta uron Distria Krasniqin dhe ekipin e saj pas triumfit në “Tokio 2020”: Kurrë nuk na zhgënjeni!

ilir meta dhe distria krasniqi

Presidenti shqiptar, Ilir Meta, uron Distria Krasniqin, pas triumfit në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, ku ja doli të fitonte medalje ari në xhudo.

Meta e cilëson Krasniqin si më të mirën e botës, ndërsa përgëzon edhe ekipin e saj, që sipas Kreut të Shtetit Shqiptar, kurrë nuk zhgënjen.

“Urime Distria Krasniqit, më të mirës së botës! Përgëzime Dritonit dhe mbarë ekipit, që kurrë nuk zhgënjen! ”, shkruan Meta.