Deputeti i PD-së, Luan Baçi i ftuar në emisioni “Pushteti” që modelohet nga Juela Meçani ka folur për emrin e presidentit të ri, situatën aktuale në selinë blu dhe takimin e shumë komentuar mes ambasadores amerikane Yuri Kim dhe “kryetarit të komanduar”, Enkelejt Alibeaj.

Baçi tha se me Edi Ramën nuk mund të negociohet për emrin e presidentit të ri ndërsa nënvizoi se kandidatura e Jorida Tabakut nuk muned të jetë konsensuale për shkak se vjen nga politika aktive. Gjithashtu gjatë fjalës së tij, Baçi theksoi se është e papranueshme që takimi mes Yuri Kim dhe Alibeaj të komentuar si “kryetari i komanduar” duke e cilësuar si një lojë që i vjen përshtat Lulzim Bashës.

Nëse flasim për një president konsensual nuk mund të jetë nga radhët e politikës aktive dhe këtë duhet ta pranojmë. Edhe sikur të votohet nga 140 vota ai nuk quhet konsensual kur del nga radhët e politikës aktive qoftë edhe nga opozita. President konsensual quhet kur del nga figurat e shquara të popullit, merret dhe dakordohen gjithë deputetët dhe opinioni publik. Emërimi i mundshëm i tabakut nuk mund të quhet konsensuale për arsye një pjesë e madhe e elektoratit të majtë nuk mund ta pranojë dot si një presidente për arsyte se është pozicionuar fort në PD. Presidenti duhet të jetë një personalitet që të përfaqësojë unitetin e kombit, duket e paimagjinueshme që mund të gjendet nga politika dhe të bien dakord aq më tepër duke pasur kryeministër Ramën i cili fut duart gjithandej madje edhe në drejtësi, duke vendosur njerëzit e vet. Imagjinoni ju që Rama të lërë vendin e presidentit për ta lënë në mënyrë konsensuale, por loz në mënyrën më të pistë të mundshme duke hedhur kot emra në treg.

PD nuk është në kushte komode për të menduar kë do të vendosë Rama president. Opozita ka një reformnë të vetën të brendshme që është në proces zgjedhor që duhet ta përfundojë me sukses për tu ngritur në nivelin e duhur të opozitës, në Shqipëri nuk ka dhe ska pasur opozitë. Unë do të them të vërtetën që kemi bërë opozitë koti. Kemi bërë protesta të mëdha dhe sic voinin ktheheshin dhe rezultati ishte zero si një skenar i përgatitur nga fillimi deri në fund që Rama të ishte në pushtet, kemi qënë të shitur si opozitë. Tashmë me këtë lëvizje opozita po rimerr veten. Janë disa deputetë që quajnë veten kryetar të komanduar por jam i sigurt që deri më 30 prill kuvendi i ri do të zgjidhë shumë probleme. Do të zgjidhet këshilli i ri kombëtar. Pastaj do të kalojmë në zgjedhje për kryetarin e PD një anëtar një votë dhe mendoj se PD do të ngrihet fuqishëm duke bërë një opozitë të fortë.

Më vjen keq për mënyrën si prezantohet një takim i tillë i Yuri Kim. Të takosh Alibeajn dhe të thuash takova kryetarin e komanduar e PD, aq më tepër pas vendimit të gjykatës se po të ishte para mund të justifikoheshe. Kjo është një përpjekje e radhës për ti dhënë oksigjen Lulzim Bashës e cila është loja e tij, ai hodhi hapin pas për të hequr vëmendjen e opinionit për shkak se u sulmua fort dhe më pas la Alibeajn për të vijuar lojën e tyre. Ata janë të pambështetur nga qytetarët dhe demokratët, e kanë mbështetjen zero. Le të takojnë ambasadoren Yuri Kim dhe gjithë ambasadorët ku janë dhe në fund nuk votojnë ambasadorët por shqiptarët dhe për këtë duhet të binden. Mund të bëjnë cfarë reklame të duan dhe kur të shkjojnë në kutinë e votimit ata nuk marrin kokër vite më. Nëse në zgjedhjet e 6 marsit morën disa vota po ju siguroj 50% e votave që kanë marrë janë marzhi i gabimit për shkak se shumë votues tonë nuk ishin qartësuar dhe nuk po orientoheshim dot me siglën që ne vumë me siglën “Shtëpia e Lirisë”. Tani me siglën që kemi ne PD sot ata janë të mbaruan”, tha Baçi.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re