Skip to content

Me ekspertë mjedisorë

Me ekspertë mjedisorë, inxhinierë pyjesh, pedagogë dhe grupe të tjera interesi, në dëgjesën e parë publike, për prezantimin e projektligjit të ri të Pyjeve. Veprim konkret në përfundim të operacionit 100-ditor të pastrimit “KrijoO2tend” si edhe në zbatim të Dokumentit Strategjik për Pyjet, miratuar nga qeveria në dhjetor të 2018-s. Projektligji parashikon 4 synime afatgjata, që do të jetësohen përmes 40 masave konkrete:

“Administrim i mirë”; Organizim funksional;

Shfrytëzim i qëndrueshëm dhe shërbime cilësore! Për herë të parë, një projektligj që përforcon statusin e pyjeve si pasuri kombëtare dhe kontribues i çmuar në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe social, sidomos për komunitetet e zonave rurale!