Gazetari Artan Hoxha nuk ka lënë jashtë vëmendjes kultivuesit e kánabisit në vendin tonë, të cilët sipas tij janë gòditur nga pándemia që bllòkoi të gjitha rrugët. Shqiptarët ishin të detyruar të izòloheshin dhe ishte e pamundur që të merreshin fara nga jashtë.

Për këtë arsye, Hoxha ironizon duke thënë “me farën kemi problem, bima doli mashkull” pasi nuk ka cilësinë e lartë që kërkohet. Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Hoxha zbuloi se Shqipëria do të detyrohet të nisë edhe njëherë prodhimin duke marrë fara me postë nga vendet tjera.

Postimi i plotë: Me faren, sivjet kemi pak problem. Mbyllja e papritur dhe e menjehershme e rrugeve tokesore dhe ajrore, na i gjeti “mbareshtruesit” e nárkokultures, te papergatitur. E kush, e kishte menduar xhanem, se cfare do te ndodhte kaq shpejt?!

Gjithsesi, ai qoftelargu, qe na la partine, “mal me komisare”, ka pas thene se ne kushtet e bllokades imperialisto-revizioniste: “duhet te veprojme me inisiative dhe vetveprim”… Ne situaten e papritur te bllokades globale te pándemise, “mbareshtruesit” e nárkokultures, qe nuk munden te siguronin fare importi, te certifikuar dhe kontrolluar, nga laboratoret hollandeze te specializuar per tregetimin e farerave te tilla, u detyruan ti kthehen fares vendase.

Problemi qendron ne faktin, se fara vendase, e perzgjedhur, selektuar dhe ruajtur ne kushte artizanale, nuk garanton siguri dhe rendiment te larte ne mbarevajtjen e bimes. “Mbareshtruesve” te nárkokultures, u duhen disa jave, madje deri disa muaj, qe ta kuptojne se fara e mbjelle ne fidan dhe me pas e kultivuar ne párcele, eshte ajo e duhura, qe garanton prodhimin e duhur per kete vit.

Ne nje pjese te territorit, ku “mbareshtruesit” jane detyruar te perdorin faren vendase, eshte verejtur se bimet e mbjella, kane dale me pròbleme dhe dífektoze (ne gjuhe popullore, bimet kane dale mashkull). Kjo gje ka çuar dèm punen e disa muajeve dhe ka rrezikuar prodhimin per vitin ne vazhdim…

Duke i detyruar qe te tentojne menjehere rimbjelljen, per te mos humbur sezonin e nárkokultures…

Bllokada e pándemise globale, i ka detyruar “mbareshtruesit” e nárkokultures, te kerkojne menyra te reja inovative, per te importuar fare kánabisi te sigurte dhe te certifikuar, si rasti i 14 majit 2020, kur u kapen 11 mije fara kánabisi, te derguara ne rruge postare nga Spanja…

Ne foto: Farat e kánabis, qe mbaj ne duar, jane te sigurta, te kontrolluara dhe certifikuara, madje jane blere me pagese kesh ne dore, ne lokalin ROYAL, ne Amsterdam, Hollande. Numrin e telefonit nuk ua jap dot, se pastaj do me ákuzoni, qe po i bej marketing, lokalit te Kliffit.

He cfare kodoshash jane keta hollandezet. E pijne vet gjithe diten dhe naten, nga mengjesi deri ne mengjesin tjeter, duan “mall” te cilesise se larte, na shesin fare te çertifikuar ne mes te Amsterdamit, me para kesh ne dore…dhe pastaj na ákuzojne si kultivues dhe nárkotrafikante!!! More, ketu s’ka shtet o vlla!! Rama ik.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re