Dy ditë më parë u përfol në faqet rozë se prej kohësh Capital T dhe Adrola Dushi po jetojnë një romancë të bukur, madje edhe këto ditë kanë qëndruar bashkë në Tiranë. Kujtojmë se Adrola u kthye nga SHBA, ku ndodhej prej disa ditësh pranë familjes së saj dhe të birit, për shkak se moderoi në natën finale të “Miss Universe Albania and Kosovo”.

Dhe çuditërisht këto ditë ka qenë në Tiranë edhe Capitali, i cili ka postuar në rrjetet sociale foto nga shëtitjet e tij në kryeqytet. Mbrëmjen e sotme, teksa ishte e ftuar në NIN, Adrola ka folur për herë të parë rreth këtyre lajmeve.

Lidhur me pjesëmarrjen në videoklip, ajo tha se kanë qenë duke dëgjuar këngët e reja së bashku dhe “C’est la vie” i ka pëlqyer shumë dhe kanë vendosur ta sjellin me videoklip. Ndërsa më pas kur u pyet drejtpërdrejt lidhur me lajmin nëse janë apo jo të lidhur ajo tha se janë vetëm shok, por që e vlerëson shumë si artist dhe si djalë dheee…se është me fat që e ka në jetën e saj.

Me Trimin jemi shumë shokë, shumë miq të mirë. Njihemi prej vitesh dhe e vlerësoj shumë si artist dhe si djalë. Një nga djemtë e rrallë që ne kemi fatin ta kemi. Jam shumë e lumtur që e kam shok dhe kam mundësinë ta kem në jetën time…

Alaudin: Si shok? Adrola: Si shok sigurisht. Epo besojmë se koha do e tregojë…se çfarë fshihet pas raportit të tyre…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re