Pas marshimit të sotëm të Shoqatës të verbërve në Shqipëri, një vajzë e këtij komuniteti foli për Fax News duke thënë se e ka shumë të vështirë të qarkullojë në rrugë e vetme dhe se nuk ndihet e sigurt.

Ajo po ashtu theksoi se edhe pse e diplomuar të gjitha përpjekjet e saj për tu punësuar kanë dështuar pasi në momentin që shkon për të dhënë intervistë ndeshet me diskriminim dhe e konsiderojnë të paaftë.

Pas intervistës së parë për punë, e reja u shpreh se në momëntin që i telefonon për përgjigjie punëdhënësit i fikin telefonin.

“Për mua si individ është e nevojshme infrastruktura. Nuk mund të ec në rrugë vetëm sepse ka makina. Gjëja parë që duhet është semafori aukustik. Kur shoferët kanë parë kanë ikur me nënqeshje

Kur kemi kaluar rrugën dhe shoferët kishin një nënqeshje. Unë personalisht këtu nuk ndihem e sigurt për të mbërritur në shtëpi, jo se nuk dua, se fundja pse ta mbaj prindin tim pas meje.

Kam aplikuar për punë por ka shumë diskriminim. Sado ekselent të jesh të quajnë të paaftë dhe duhet mik, bëja intervistën e parë dhe kur i merrja në telefon ma fiknin.

Nëse nuk na diskriminoni personat me aftësi të vecanta dhe ne jemi të barabartë, më mirë na thoni që nuk jemi të aftë se sa të na nënqeshni“-tha ajo.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re