Skip to content

Me flamujt e UÇK-së, protestuesit thirrje të fuqishme: Ju erdhi fundi

Barrikadat1 1

Vijon protesta e 114 me radhë e qytetarëve kundër qeverisë.

Protestuesit kanë mbërritur tek bulevardi Zogu i Parë. Me flamuj kombëtar dhe ata të UÇK-së, protestuesit bënë thirrje të ndryshme kundër qeverisë.

“Rama jepe dorëheqjen”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, janë disa nga frazat e thëna nga protestuesit.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe Ballukut, të cilët i akuzojnë për përhapje korrupsioni.