Socialistët kanë festuar fitoren e kandidatit të PS-së, Albert Halilaj me flamurin “Atochthonous” dhe me daulle.

Pas numërimit të kutive të votimit, ata kanë nisur të thërrasin “fitore, fitore” dhe kanë ngirtur në krahë kandidatin socialist.

I pranishëm ishte edhe drejtuesi i qarkut politik të PS në Kukës, i cili festoi bashkë me të pranishmit.

Albert Halilaj siguroi fitoren me mbi 5000 vota më shumë se rivali i “Bashkë Fitojmë”, Emri Vata.

Ndërkohë jashtë qendës së votimit, socialistët festuan duke i rënë daulleve dhe borisë së makinave të mbuluara me flamurin e PS-së.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re