TIRANË– Koronavirusi vijon që të jetë ‘nëpër këmbë’ por tashmë frika nga qeveritarët është larguar. Pasi disa ditë më parë kryeministri Edi Rama dhe ministri Sandër Lleshaj nuk e respektuan distancën e sigurisë, radhën e mori ministri i Turizmit, Blendi Klosi.

Në një panair, ai i ka dhënë dorën një prej pjesëmarrësve duke e harruar se takimet e zakonshme nuk duhet që të praktikohën për të mbajtur larg COVID-19.

Blendi Klosi

Bashkë me të ishte edhe kolegu Eduard Shalsi. Por edhe ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes njësoj si Klosi e ka shkelur një rregull, duke mos e ruajtur distancën e sigurisë. Për të mos folur më për mungesën e dorezave dhe maskave.

Eduart Shalsi

Megjithatë fotot mund të jenë shkrepur edhe më parë, por kompania i ka publikuar ditën e sotme.

(k.m/dosja.al)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re