Pas vrasjes së Liridona Ademajt, dhjetëra qytetarë në Tiranë kanë dalë në protestë, me thirrje kundër vrasjeve të vajzave dhe grave.

 

Me pankarat në duar dhe fotografi të Liridonës, aktivistë dhe qytetarë marshuuan nga Ministria e Brendshme drejt Ambasadeës së Kosovës në kryeqytet.

 

Protestës iu bashkua edhe ambasadori i Prishtinës, Skënder Durmishi, ndërsa kërkuan drejtësi për Liridonën.

 

Po ashtu ata ndezën qirinj në nder të 30-vjeçares së vrarë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re