Presidenti rus Vladimir Putin ka shprehur synimin e tij për të vizituar së shpejti Phenianin, njoftoi sot agjencia zyrtare e lajmeve e Koresë së Veriut, KCNA.

Putin falënderoi liderin e Koresë së Veriut Kim Jong Un për ftesën që iu bë nga ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut Cho Son Hui gjatë takimit të tyre kur ai vizitoi Rusinë javën e kaluar, raportoi KCNA, duke cituar një burim diplomatik.

Ai gjithashtu falënderoi Phenianin për mbështetjen dhe solidaritetin e tij në luftën me Ukrainën. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve të Koresë së Veriut, të dy vendet shprehën shqetësimin për veprimet provokuese të SHBA-së dhe aleatëve të saj kundër të drejtave sovrane të Koresë së Veriut dhe ranë dakord të vazhdojnë bashkëpunimin për çështjet që prekin rajonin.

Bashkëpunimi midis Phenianit dhe Moskës është në përputhje me Kartën e OKB-së dhe të drejtën ndërkombëtare, siguroi i njëjti burim. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re