Reperi i njohur shqiptar, Skerdi, ka treguar së fundmi detaje nga
jeta e tij personale. Tashmë ai është i martuar me gazetaren Vesa Rama
dhe presin një fëmijë.

Por si është njohur reperi shqiptar me gruan e tij?

I pyetur nga fansat sesi është njohur me Vesën, Skerdi ka treguar se
‘shkesi’ ka qenë Instagrami, pasi pikërisht aty dyshja janë njohur me
njëri-tjetrin.

Më parë Skerdi ka treguar se ka folur me Vesën në Instagram për një
intervistë që do i bënte në portal dhe aty ka nisur gjithçka.

Në lidhje me dasmën ai ka treguar se do të bëhet pasi të vijë në jetë fëmija i tyre.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re