Nga Brukseli kryeministri Edi Rama foli për integrimin e Shqipërisë në BE dhe peripecitë që po kalon Shqipëria derisa të arrijë objektivin e saj. 

Rama u shpreh se më në fund e di që Shqipëria do martohet me BE, por theksoi se ka kaluar një traumë për shkak të BE, pasi sipas tij nuk mund të bënte dot një përcaktim për premtimet boshe që i bëheshin nga Brukseli.

Rama në mbledhjen e Komitetit Ekonomik e Social tha ndër të tjera se për vendin tonë ‘është fat që kemi afër BE-në që na udhëheq në procese të rëndësishme’.

“Unë nuk fola për premtime bosh, por po, kalova një traumë dhe për shkak të BE kalova një traumë të thellë sepse nuk e përcaktoja dot sesi këto premtime nuk ishin bosh.

Ju duam, jemi me ju, e ardhmja juaj është me ne. Si mund të shkonte kjo me refuzimin për të folur me ne. Kështu që ju dashurojmë, duam të jemi përjetësisht bashkë, por nuk mund të ndodhë.

Si mund të ndodhë kjo, dhe ajo çfarë thashë unë ishte. Flisni me ne, pastaj mund të kemi diskutimin më të gjatë por së paku e dimë që në fund do të martohemi, por kjo dua të martohem me ty, dua të jetoj me ty, dua të bëjmë fëmijë bashkë por nuk jam gati të flas me ty, nuk e di si ndodh kjo. Imagjinoni kur jeni në anën e atij që nuk bën dot gjë dhe duhet të presë

Kur nisën bisedimet e anëtarësimit trauma ime përfundoi dhe tani jam në periudhën pas traumatike që ndoshta më bën më optimist se duhet, sepse pas trauma është një ekstrem tjetër dhe avash avash do vijmë në qendër. Por është shumë e rëndësishme që ka marrë fund ky proces, kafkaesk i premtimeve të bërë dhe i pamundësisë për të folur”-tha Rama.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re