Është zbardhur dëshmia e të miturës, e cila akuzoi një 60-vjeçar se kishte abuzuar seksualisht me të.

Sipas 16-vjeçares, ai e ka mbyllur në një banesë ku e ka mbajtur për disa orë të mbyllur dhe e ka përdhunuar.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur fshatin Vrap të Tiranës dhe adoleshentja ka deklaruar se 60-vjeçari me iniciale K.B., ka abuzuar seksualisht me të rreth 3 muaj më parë, kur ajo ishte ende 15-vjeçe.

Mësohet vajza i ka treguar fillimisht nënës së saj për abuzimin dhe më pas ka bërë denoncimin në polici.

Sipas ekspertizës mjekoligjore rezulton se adoleshentja është e përdhunuar. Pas ngjarjes, efektivët e Komisariatit nr.1, kanë ndaluar autorin e dyshuar.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan me iniciativë shtetasin K. B., 60 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur”, njoftoi policia.

Sipas pretendimeve të vajzës nëpërmjet dhunës 60-vjeçari e ka futur në një banesë në fshatin Vrap dhe ka abuzuar me të, si dhe e ka mbajtur të mbyllur për disa orë.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re