Në gjysmën e parë të këtij viti, për shkak të pandemisë globale të virusit koronaR, u regjistruan 65 përqind më pak mbërritje turistike ndërkombëtare krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Turizmit e Kombeve të Bashkuara (UNWTO).

Sipas një raporti të UNWTO, një rënie e mprehtë e kërkesës turistike për udhëtime ndërkombëtare gjatë periudhës janar-qershor 2020 shkaktoi një humbje prej 440 milion mbërritjeve ndërkombëtare dhe rreth 460 miliard dollarë të ardhura nga turizmi ndërkombëtar.

Kjo shifër është afërsisht pesë herë më e lartë se humbja në të ardhurat nga turizmi ndërkombëtar i regjistruar në 2009 gjatë krizës së atëhershme ekonomike dhe financiare globale.

Raporti zbuloi se Azia dhe Paqësori, rajoni i parë që ndjeu efektet e pandemisë COVID-19 në turizëm, ishin më të goditurit, me një rënie prej 72 përqind të turistëve gjatë periudhës gjashtëmujore.

Nevojitet një koordinim më i mirë midis qeverive

Ajo ndiqet nga Evropa me një rënie të ardhjeve turistike prej 66 përqind, Afrika dhe Lindja e Mesme, të dy me një rënie prej 57 përqind, dhe Amerika me një rënie prej 55 përqind.

UNWTO gjithashtu tha që 53 përqind e destinacioneve lehtësuan kufizimet e udhëtimit në fillim të shtatorit.

Zurab Pololikashvili, Sekretari i Përgjithshëm i UNWTO, tha se udhëtimi i sigurt ndërkombëtar ishte tashmë i mundur në shumë pjesë të botës.

Ai veçanërisht theksoi nevojën për një koordinim më të mirë midis qeverive dhe sektorit privat në mënyrë që të rinis dhe të stabilizojë turizmin global.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re