Punonjës i policisë bashkiake në Vlorë, Bruno Jazaj u dhunua barbarisht nga dy persona, babë e bir. Ai thotë se i kanë shkaktuar fraktura të rënda në kokë dhe hundë, ndërsa shprehet se është dhunuar për shkak të detyrës.

Ai thotë se dy autorët i njihte, duke theksuar se nuk kishte asnjë konflikt me ta, por e kanë sulmuar për shkak të detyrës.

Ai thotë se fillimisht ka qenë djali që e ka kërcënuar, duke i thënë “gangster që vendos gjoba”, më pas ka ardhur edhe i ati dhe e kanë dhunuar, duke e goditur me çelësa.

“Sa kisha mbyllur shërbimin, shkoj për të larë makinën dhe në lavash aty në radhë ishte një person tjetër. E njihja si fytyrë. Më thërret nga larg, o gangster që vendosni gjoba. Herën e parë nuk i ktheva përgjigje, vazhdoi përsëri mu afrua me tona të larta. Me kërcënime mos vendos më gjoba. I thashë na lërë rehat se po bëjmë punën. Lërë punën tha dhe filloi me sharje. Erdhi të më qëllonte, u konfrontuam me duar, u distancova, u futa në makinë dhe mora sallën operative. Ishte për shkak të detyrës, sepse nuk kisha asnjë konflikt me këtë person. Më pas erdhi patrulla. Këtij i erdhi prindi, sepse e njihja. Më zuri rrugën nga prapa. Si prind mendova se erdhi për të qetësuar, por ai direkt më qëlloi. Më tha lërë djalin ti, ti pse zihesh me djalin tim. Më qëlloi direkt. Kishin çelësa, me shkaktuan fraktura në hundë dhe në kokë. Kam një dëmtim të klavikulës dhe një të kockës së hundës. Unë nuk e kuptoj, unë kam 3-4 muaj që jam operator në polici. Nuk kam pasur as kontakte, jo më të vendos gjoba. Edhe sikur të kem vendosur, është detyra. Ne nuk kemi personale me askënd, nuk duam ti biem në qafë askujt”, tha ai per News24.

Dy persona u ndaluan nga policia, por më pas raportohet se ata u lanë të lirë. Mbeten të paqarta rrethanat dhe arsyet e lirimit të Todi dhe Kristi Sota, edhe pse i dhunuari prej tyre ndodhet në spital dhe po merr trajtim mjekësor për lëndimet e shkaktuara nga goditjet.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re