Ka pasur tensione tek protesta që po zhvillohet tek kryeministria midis studentëve dhe policëve.

Një nga studentët shprehet se është goditur dhe provokuar nga policia, pasi ata po tentonin që të rrethonin në mënyrë simbolike kryeministrinë.

“Pasi fikëm mikrofonin vendosëm në mënyrë simbolike që të rrethonim kryeministrinë. Një polic me goditi mua i pari. Ta them dhe kush me provokoi. Sepse ne po ecnim kordon të gjithë bashkë për ti treguar gjithë popullit shqiptar që kryeministria është e shqiptarëve dhe jo e tyre.

Jam goditur. Nuk e kuptoj pse nuk lejohen studentët, sepse kjo është një rrugë e lirë.

Vendimi për të rrethuar kryeministrinë ishte momental. Më pas policët u sulën ti gjithë sikur të ishim bandit dhe kriminelët e këtij vendi.”– u shpreh ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re