Lundroi me gomone, jashtë perimetrit të përcaktuar dhe rrezikoi jetën e pushuesve, ndëshkohet me masë administrative 100 000 lekë të rinj dhe i bllokohet gomonia.

Në vijim të kontrolleve në të gjithë vijën bregdetare, me qëllim garantimin e sigurisë së jetës së qytetarëve dhe të pushuesve, shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi, në bashkëpunim me ata të Njësisë Policore Detare, pas informacioneve të marra se një mjet lundrues kishte shkelur perimetrin e sigurisë, kanë shkuar menjëherë në zonën e Jalës ku kanë konstatuar mjetin lundrues gomone që lëvizte jashtë perimetrit të caktuar për këtë aktivitet.

Menjëherë, shërbimet e Policisë Kufitare kanë bërë bllokimin e mjetit lundrues, si dhe kanë ndëshkuar drejtuesin e tij, shtetasin I. B., me masë administrative 100 000 lekë të rinj.

Kontrollet vijojnë në të gjithë hapësirën ujore të vendit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re