TIRANË– Fotografi Agim Rama ka publikuar disa foto nga punimet e Komisionit të Ekonomisë, ku i pranishëm ishte edhe ish-ministri Arben Ahmetaj.

Ahmetaj u fut në godinën e Kuvendit me një gotë kafeje në dorë, të cilën e konsumoi gjatë punimeve të Komisionit. Por para se gjithçka të niste, ish-ministri është kapur mat duke u treguar diçka në telefonin e tij kolegeve socialiste.

“Duke parë videon e suksesshme të ish-kolegut Rakip Suli. Të gjithë mahniten me ndryshimin e Kamzës në dy muaj,”-shkruan fotografi.

Arben Ahmetaj u vendos në krye të Komisionit të Ekonomisë, pasi u shkarkua nga posti i tij si ministër i Financave.
(k.m/dosja.al)
Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re