Subscribe

Kreu i qeverisë, Edi Rama gjatë një konference të mbajtur sot në ambientet e kryeministrisë ndau detaje lidhur me Samitin e mbajtur dje në Bruksel. Ai u ndal edhe të ngërçi Shqipëri-Greqi, pas kërcënimi të kësaj të fundit për vendosjen e vetos ndaj vendit tonë.

Greqia ka paralajmëruar Shqipërinë se do të pengojë procesin drejt integrimit nëse Fredi Beleri, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, i cili ndodhet në burg, nuk betohet.

Lexo edhe :Related Posts

Teksa Rama ia ka lënë drejtësisë këtë çështje, thotë se me Greqinë duan të thellojnë bashkëpunimin dhe kërkon që çështjet bilaterale mos importohen në tryezën e BE-së epse pengojnë integrimin e vendit tonë.

Rama: Çështjet bilaterale të eksportuara nga një vend anëtar në tryezën e Këshillit Evropian krijojnë pengesa të paarsyeshme këto çështje duhet të zjgidhen mes dy vendeve dhe është e pakuptueshme dhe e paarsyeshme që për një vend në proces integrimi, një vend që hyn në një fazë përfundimtare të shtet-bërjes evropiane, të pengohet sepse ka një çështje bilaterale.

Kjo pengesë është e paarsyeshme dhe joevropiane në frymë. Rastet dhe historitë kanë qenë më shumë se 1 e 2 dhe nuk është rastësi që të gjitha ato raste vijnë nga zona e Ballkanit. Nëse nuk do të gjendet një rrugë në procesin e negociatave, Ballkani dhe vendet e përfshira që janë të përfshira në këtë proces, mund ta parashikojnë se sa probleme të tjera mund të dalin rrugës mes njëra-tjetrës.

Aq më tepër kur bëhet fjalë për çështje të natyrës historike dhe çështje të natyrës politike dhe jo për çështje që prekin ndonjë aspekt që lidhet me vlerat dhe parimet e BE-së. Është një çështje që për sa na takon si Shqipëri nuk e shohim të lidhur as me procesin e negociatave as me përmbajent e marrëdhënies sonë me Greqinë, e cila është një partner strategjik i Shqipërisë dhe një vend fqinj që duam të thellojmë bashkëpunimin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re