Kryeministri Edi Rama feston sot ditëlindjen e tij të 56-të, ndërsa ka zgjedhur që të postojë një foto me nënën e tij Anetën. “Me gruan që më dha jetën”, shkruan Rama në postimin e tij në rrjetet sociale.

Duket se e ëma e kryeministrit ka kaluar një situatë jo të mirë shëndetësore pasi shfaqet me krahun e saj të fashuar. Vazhdimisht Rama është shprehur se nëna e tij kohëve të fundit është duke kaluar një situatë jo të mirë shëndetësore, edhe për shkak të moshës së saj, tashmë që vitet kalojnë.

Vetë Rama nga ana e tij, ka zhveshur kostumin e politikanit, dhe shfaqet i buzëqeshur së bashku me Anetën. Ditëlindja e Ramës përkon dhe me ditën e Pavarësisë së SHBA-së, të cilën kryeministri e uroi prej mëngjesit.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re