TIRANE- Policia e Tiranës ka dhënë detaje rreth ngjarjes që ndodhi sot tek Tregu Elektrik, ku u dëgjuan të shtëna me armë zjarri. Sipas bluve, ishte një person qëlloi me armë në ajër dy herë pas një konflikti për motive të dobëta.
Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se personi që dyshohet se qëlloi me armë, shtetasi me inicialet K.K., ishte konfliktuar me një tjetër person për makinën, në rrugën “VathKoreshi”. PMësohet se autori i dyshuar i ka kërkuar personit me të cilit u konfliktua qe t’ hapte rrugën, ndërsa ky i fundit nuk kishte pranuar. Kaq mjaftoi që i riu të nxirrte pistoletën dhe më pas të qëllonte me armë në ajër, duke shkaktuar panik tek banoret e zones. Fill pas ngjarjes ai u largua, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij.“Më datë 26.07.2018, rreth orës 09:26, në rrugën “Vath Koreshi”, shtetasi me iniciale K. K., për shkak të një konflikti për motive të dobëta me një tjetër shtetas ka gjuajtur dy herë në ajër me një pistoletë zhurmuese, dhe më pas është larguar nga vendngjarja. Në vendgjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy gëzhoja të qitura nga pistoletë zhurmuese. Po punohet për kapjen e shtetasit K. K., dhe sqarim të mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë në cilësinë e dëshmitarëve janë shoqëruar në polici disa persona.(ed.me/BalkanWeb)
