Skip to content

Me helikopter mbi Bahamas, qejfi kthehet në mort për manjatin e thëngjillit dhe 6 të tjerë

Një helikopter me shtatë amerikanë nga Florida u rrëzua në ishullin Grand Cay në Bahamas, duke lënë të pajetë të gjithë që ishin në bord, tha policia lokale.

Një deklaratë e dhënë nga forcat e rendit u njoftua se janë gjetur si të pajetë katër gra dhe tre burra. Në mesin e tyre është Chris Cline, sipërmarrësi i minierave dhe miliarderi i njohur si “manjati i thëngjillit” në Virxhinia.

Ende nuk ka asnjë detaj të fatkeqësisë dhe rrethanave të saj, por kjo nuk është hera e parë e këtij lloji të aksidenti që ndodhë në aviacionin civil.

Ky lloj aviacioni është mjaft në famë në mesin e shtresave tejet të pasura, por jo gjithmonë rezulton me kthim të sigurt në shtëpi.