Një bandë grabitësish është shkatërruar në Torino, ku pas hetimeve u zbuluan së paku 17 raste grabitjesh në banesa.

Në pranga janë vënë disa anëtarë të bandës, shqiptare dhe italiane, por ende nuk bëhen të ditur emrat e tyre.

Mediat fqinje shkruajnë se ata shkonin nëpër banesa, që i piketonin që më parë, duke përfituar nga momentet e natës, kur pronaret ishin në gjumë.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=kYTRmD1w0wk]
Kryesisht grabisnin banesa që ishin disi të izoluara, për të mos u parë nga persona të tjerë, ndërkohë që me vete mbanin shkopinj dhe thika që të vepronin nëse diktoheshin nga pronarët e shtëpive.

Policia ka dokumentuar 17 raste grabitjesh në Torino, në provincat e Biella, Novara dhe Perugia.

Ata merrnin nga banesat sende floriri, ora, bizhu dhe para të thata, shpesh edhe makinat dhe largoheshin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re