Babai i këngëtares me famë botërore Dua Lipa është zyrtarisht një prej baballarëve më s*ksi në Britaninë e Madhe. Një shkrim i të përditshmes britanike “The Sun”, ka renditur emrat e disa artistëve, të cilët janë menaxhuar nga prindërit deri në një pikë të famës.

Në listën ku renditet babai i këngëtares Perrie Edwards, i Holly Willoughby, modeles Molly-Mae Hague dhe Heidi Klum, është edhe Dukagjin Lipa, për të cilin shkruan se “është më i nxehtë se fèrri”. Ky titull vjen për shkak të këngës së famshme të Duas “Hòtter than Hèll”.

Në shkrim thuhet se tiparet e tij tepër jòshëse u vunë re nga Jack Whitehall, i cili me mirësi e theksoi atë para botës. Duke intervistuar Duan, 24 vjeçe, Jack me shaka e quajti babanë e saj një “dhèlpër argjendi” dhe tha: “Ti e di se sa shumë më pëlqejnë baballarët mua. Ai është babai më i lezetshëm. Shikoni Dukagjinin! A mund të kthejmë kameran tek ky djalë?”(A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re