Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan njoftoi se mes Rusisë dhe Ukrainës është kryer sot shkëmbimi i të burgosurve të luftës si rezultat i angazhimit diplomatik që ka zhvilluar me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin dhe presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.

Në një intervistë për gazetarët në Shtëpinë Turke (Türkevi) në New York, presidenti Erdoğan ka vlerësuar vizitën e tij në SHBA. Duke vënë në dukje se shkëmbimi i të burgosurve të luftës me ndërmjetësimin e Türkiye-s është hap i rëndësishëm në rrugën drejt përfundimit të luftës, ai theksoi se vazhdojnë punimet për ndërtimin e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës.

Erdoğan shprehu falënderimet ndaj presidentit rus Putin dhe presidentit ukrainas Zelenskyy për mundësinë që kanë dhënë për shkëmbimin e të burgosurve. “Falënderoj të gjithë miqtë e mi që kanë treguar kontribut në këtë proces”, tha ai.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re