Shumicën e kohës u mbrojtën me heshtje, ndërsa disa metra larg tyre ndodheshin prindërit e 18 vjeçares së vrarë Marigona Osmani.

Prinderit e 18 vjeçares, foto: T7

Dardan Krivaqa e Arbër Sejdiu, dolën këtë të enjte përballë Gjykatës Themelore të Ferizajt, si të akuzuar për vrasjen e Marigonës. Në sallë dy të rinjtë hynë të shoqëruar nga shumë forca policore. Dardani mbante veshur një jelek anti-plumb. Pesë ishin policët që e shoqëronin të dyshuarin kryesor.

Kur të rinjve u erdhi radha për t’u deklaruar para trupës gjykuese, njëri u mbrojt në heshtje, ndërsa tjetri u shpreh se është i pafajshëm.

 “S’po thom që jam i pafajshëm, po s’di”, tha fillimisht Krivaqa, e pastaj heshti. Në disa momente të seancës, Krivaqa u pa teksa qante.

I akuzuari tjetër, u mbrojt duke thënë se e gjykon veten të pafajshëm.

Pak para se të niste seanca, në ambientet e jashtme të gjykatës një grup protestuesish vendosën pankarta. “Ne nuk harrojmë” thuhej në njërën prej tyre, ndërsa në një tjetër ishin stampuar fjalët e gjetura në dosjen e prokurorisë, mbi mënyrën sesi 18 vjeçarja ishte rrahur për vdekje.

Nje prej pankartave te vendosura ne gjykate, Foto: T7

Vetëm në fundin e muajit të kaluar, prokuroria e Ferizajt ngriti aktakuzën ndaj dy të dyshuarve që kanë qëndruar në paraburgim që prej gushtit të vitit të kaluar.

Siç argumenton prokuroria në dosjen e saj, dy të rinjtë akuzohen për ‘vrasje të rëndë’. Dardan Krivaqa po ashtu për akuzën e ‘Dhunimit’, ndërsa i pandehuri Arbër Sejdiu akuzohet se ka ndihmuar të dyshuarin kryesor.

Afro një vit më parë, ekspertiza paraprake do të vinte në dukje se e ndjera kishte ndërruar jetë prej politraumave të marra. Tashmë në dosjen e plotë jepen detaje, për nofullën e poshtme të thyer, brinjë të thyera, thyrje të unazave të qafës, këputje të palcës së qafës e të tjera trauma që sollën humbjen e jetës së 18 vjeçares.

Pritet të në përfundim të dhënies e paraqitjes së provave, gjykata të vendosë për dënimin e dy të rinjve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re