Një 35 vjeçar me iniciale Th.D., banues në Korçë, është ndaluar nga policia pas urdhrit të dhënë nga Prokuoria, pasi dyshohet së ka konsumuar elementë të veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se shtetasi Th.D., i ka përvetësuar një 58-vjeçari nga Korça, shumën prej 200.000 lekë me premtimin se do t’i siguronte këtij të fundit një vend pune pranë një institucioni, duke ndikuar në mënyrë të paligjshme tek drejtuesit e tij.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re