DURRËS- Detaje të reja dalin në dritë për ngjarjen e sotme në Durrës, ku dy persona u përfshin në një konflikt fizik. Abcnews mëson se ata janë konfliktuar për disa para që Artan Paja i kishte punëtorit të karburantit.

Ai ka shkuar sërish për të furnizuar makinën me naftë në pikën ku punonte 46-vjeçari dhe në këtë moment janë përplasur fizikisht. Sakaq, punëtori i karburantit i ka kërkuar paratë, por Artan Paja nuk ka pranuar t’ia kthejë borxhin.

Në këtë moment ka nisur përplasja mes tyre, ndërsa autori ka nxjerrë më pas shkopin e bejsbollit nga makina dhe e ka goditur.

Burime spitalore konfirmojnë se i dhunuar ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes së rëndë./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re