AUSTRALI- Yarraka Bayles, nëna e një djali 9-vjeçar ka postuar videon e të birit, i cili shfaqet me dënesë për shkak se shokët e klasës e kishin bullizuar.
Yarraka krahas videos iu lut prindërve të tjerë që të kujdesen më shumë për edukimin e fëmijëve të tyre, duke i treguar se çfarë pasojash të tmerrshme mund të ketë bullizmi. Ajo kishte parë me sytë e saj se si një tjetër i mitur kishte qëlluar djalin në kokë.
“Sapo e mora djalin nga shkolla, e dëshmova vetë episodin e bullizmit, i telefonova drejtorit, dhe dua që të gjithë prindër, edukatorë, mësues, ta dinë se çfarë ndikimi ka tallja. Ky është impakti i saj! Unë seriozisht, nuk di se çfarë të bëj tjetër”, ka shkruar ajo në krah të videos.
Teksa qante me dënesë në makinë, djali i kërkonte të ëmës që t’i jepte një litar se do të varte veten.
“Do vdes tani…me litar. Më jep një litar, do vras veten,”– thotë 9-vjeçari në video.
I mituri është diagnostifikuar me sindromën e nanizmit.
(k.m/dosja.al)
(function(d,s,id){var js,fjs=d.getElementsByTagName(s)[0];if(d.getElementById(id))return;js=d.createElement(s);js.id=id;js.src=’https://embed.ex.co/sdk.js’;fjs.parentNode.insertBefore(js,fjs);}(document,’script’,’playbuzz-sdk’));
