Gazetarja Klodiana Lala ka rrëfyer detaje të rënda nga ngjarja e ndodhur të shtunën, ku u vra në një atentat me eksploziv 27-vjeçari Aleksandër Sadikaj.

“Ndër të paktat ngjarje që personalisht më kanë tronditur. Kam parë ngjarje të rënda për shkak të këtij profesioni. Kam një video të asaj ngjarjeje që është shumë e rëndë, jo vetëm për familjarët, por edhe qytetarët. Një njeri që përpëlitet për ndihmë në grahmat e fundit të jetës për ndihmë dhe që askush nuk i shkonte.

Aty ka qenë dëshmitar dhe një nënë me fëmijë, e cila ka mbetur e lëdnuar lehtë nga kjo ngjarje. E kam lexuar dëshminë e një personi që e ka shoqëruar në spital, prokurori e ka pyetur nëse i ka thënë gjë, ai i kishte thënë se Aleksandri i ka kërkuar vetëm ujë. Ai është gjetur duke qarë në derën e spitalit”, tha Lala.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re