Zëvendësministri i Jashtëm, Agron Tare, bëri një lidhje skype në “Open” në Top Channel ku foli për shqiptarët e mbetur jashtë territoreve të Shqipërisë.

Tare bëri një thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në vendet ku janë dhe të mos lëvizin sepse lëvizja ndikon në përhapjen e virusit. Ndërkohë që gjatë gjithë kohës Vasili i kërkoi numrin e një autoriteti ku qytetarët mund të adresojnë problemet e tyre.

BISEDA:

Agron Tare: Të gjithë qytetarët që ndodhen jashtë vendit të kontaktojnë ambasadën. Çdo ambasadë ka numër emergjence. Ne sot kemi arritur të fusim 100 persona brenda territorit.

Eni Vasili: Më shkruan një qytetar që telefonon dhe askush nuk përgjigjet.

Agron Tare: Ju shkruan një qytetar dhe ju po bëni interpretimin siç bëri Mandi i Nishtullës, këngëtari i njohur.

Eni Vasili: Ju lutem të jeni pak etik, më jepni një numër që ta provojmë tani me regjinë?

Agron Tare: Po ju jap numrin tim personal.

Eni Vasili: Jo, nuk dua numra personal. Keni një numër që mund tmë jepni tani ta provojmë me regjinë.

Agron Tare: Çdo ambasadë ka numrat e emergjencës.

/ Open

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re