Skip to content

“Më ka çarë kokën, më ka thyer dhëmbët”/ Gruaja e dhunuar jeton me frikën e ish-bashkëshortit: Kërkon të më vrasë nga momenti në moment, thirrje shtetit që banesa sociale të kalojë në emrin tim

Gratë janë viktimat kryesore të dhunës në familje të ndjekura pas nga fëmijët. Një rast i tillë është edhe znj. B…. e cila prej 6 vitesh vuan dhunën sistematike të ish- bashkëshortit së bashku me dy fëmijët e saj të cilët janë me aftësi të kufizuar.

Kërcënimeve me jetë nga ish- bashkëshorti i është shtuar edhe një problematikë tjetër ligjore e cila e pengon znj. B të marrë banesën sociale të fituar me sistemin e pikëzimit. Banesa është në emër të ish- bashkëshortit i cili vazhdimisht hynë në banesë dhe u thotë se do ti vrasë të tre, B dhe dy fëmijët e saj.

Problematika ka lindur që nga lindja e parë e djalit. Ai aty filloi dhunën, luante bixhoz,  pinte drogë, iu merrte lekë borxh. Shiti shtëpinë e prindërve. Pastaj iu drejtova familjes ime. Iu drejtova bashkisë, bëra dokumenta për strehim social dhe që e fitova.

Linda edhe djalin tjetër që ka kaluar me autizëm. Ish-bashkëshorit kishte problem të shëndetit mendor dhe nuk më kishte treguar gjë. Më ka carë kokën, më ka thyer dhëmbët. Edhe pandoflën në stomak ma ka futur.  Të gjithë e dinë. Ka tentuar të më vrasë se kishte automatik. Kur s’kishte leke, vazhdonte. Më linte pa bukë.

Ai merrte edhe lekët e fëmijëve, më linte pa bukë. Dhunën e ka ushtruar në shtëpi, merrte cunin e nxirrte djalin me kërku lekë. Jam me urdhër mbrojtje.

Ai thotë do ta vras. U bëj thirrje organeve që të mos kem më problem. Kërkuam ndihmën e shtetit. Ai vazhdon e fle te një komshi që po tenton të më vrasi nga moment në moment. Ma kanë dhënë basnesën nga ish-kryetari I bashkisë, ta kalojë në emrin tim.”– ka treguar gruaja ndër të tjera.

Apeli i saj shkon për të gjithë institucionet përgjegjëse për këtë rast të cilët duhet të ndryshojnë pronësinë nga ish- bashkëshorti në emër të znj. B dhe fëmijëve .

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb