Skip to content

“Më ka mbetur fiksim njëri këtu që bënte kërrnacka”, Rama bën deklaratën e habitshme: Vota është kontratë pune

Taksa e sheshtë ka qenë. E kanë pasur 10, tani do të jetë 9%. Të paguash këtë taksë se nuk të pëlqejnë disa dhe të pëlqejnë disa të tjerë, kjo nuk është llogari, ky është tifozllëk. Fleta e votimit nuyk është biletë për të shkuar në stadium. Ajo është autorizim për interesat tua. Fleta e votimit është një kontratë punë. Kur duhet të ngjisësh gomarin për të marrë drutë, nuk e shikon as nga veshët as nga ngjyra, por sa mban. Për hir të ngjyrës të lësh drutë rrugëve. Mirë është të marrësh dikë që bën punën më mirë. Më mirë sesa ne me të gjitha të metat tona, më mirë se ne për Korccën, nuk gjeni dot. Aq më tepër tani. Ishte njëri këtu që bënte kërrnacka, se më ka ngelur në mendje. Tani kanë sjellë atë të Babales. Për cca do i vortoni. Për të bërë video? Se thonë pastaj mos u merrni me ne. Ne themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi. Ama ne nuk i ndahemi deri në fund gjërave që marrim përsipër. Programi ynë është puna. Ne besojmë te puna dhe besojmë se përmes punës mund ta trasformojmë dhe bëjmë Shqipërinë. Ne nuk flemë gjumë. Sapo ikin kamerat flemë gjumë ku të na zëri këmba. Programi ynë është durimi. Nuk kemi plan elektoral ku i themi të gjithëve ccfarë duan të dëgjojnë. Domethënë ne të ulim prodhimin e qumështit dhe të rrisim prodhimin e djathit. Kush ta hajë sapunin për djathë le ta hajë, pasi të marrim votat, tramvajin e Tiranës do ta keni gati. I vetmi kontribut që dhanë ishte shkulja e pemëve dhe pllakave, se me demek bulevardi ishte element historik. Tani ky aksidenti duhet korrigjuar, ju na jepni votat dhe ne do vazhdojmë të bëjmë atë bënim atëhere. Ne nxjerrim mësime pa qenë nëvoja të humbasim. Ne kemi sot këtu një skuadër që është reflektim i nevojës për të qenë më pranë nevojës së njerëzve.

 Loading …

/faxweb