Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në mediat sociale duke ju përgjigjur Partisë Demokratike, pas publikimit të dëshmisë së Manjola Cakonit, se nuk ishte ndihmuar nga qeveria dhe se nuk i takonte një pension.

Me një repoertazh të përgatitur, teksa thuhen fjalët më të mira për qverinë, Rama po ashtu ka publikuar një dokument ku kërkon që të tregojë se Manjola Cakoni ka marrë një shtëpi. Madje sipas kronikës mamasë së Alesjos i ëshët ofruar mundësi punësi vazhdimisht.

“Mendoj se etika e medias dhe komunitetit duhet ta ndalojë hedhjen e nxituar të hapave të tillë për të konsumuar në publik njësoj si në restorant në klub. Duhet t’i referohet fakteve. Do të ishte shumë njerëzore që pa e akuzuar dhe pa e konsumuar imazhin fizik.”- shkruan Rama.

Më tej në videon e publikuar nga Rama, janë publikuar edhe fotot e kontratës së dhurimit të një apartamenti në Kamëz.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re