Për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, Policia e Elbasanit ka arrestuar dy persona.

 

Në një njoftim për media, blutë bëjnë me dije se në bagazhin e makinës që drejtohej nga 37-vjeçari me iniciale A.Zh janë gjetur një armë kallashnikov dhe një sasi municionesh luftarake. I riu akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

 

Blutë kanë vënë në pranga edhe shtetasin me iniciale A. K., 32 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

 

DVP Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Covered”,

 

Kishte fshehur një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak, në bagazhin e automjetit që drejtonte, arrestohet në flagrancë 37-vjeçari. 

 

Vihet në pranga edhe pasagjeri në automjet, për moskallëzim krimi. 

 

Sekuestrohen arma e zjarrit kallashnikov dhe municioni luftarak.

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Elbasan, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar edhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për dy shtetas që qarkullonin me armë zjarri, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Covered”.    

 

Si rezultat i këtij operacioni, në lagjen “Valas”, Cërrik, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, janë kapur në flagrancë dhe janë arrestuar shtetasit: 

 

-A. Zh., 37 vjeç, banues në Berat, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

 

-A. K., 32 vjeç, banues në Berat, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

 

Gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin A. Zh. dhe pasagjer shtetasin A. K., shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko