Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i Ylli Zallës, i cili u vu në pranga pas një operacioni të zhvilluar nga Policia e Tiranës dhe ajo e Krujës, me ndërhyrjen e forcave speciale RENEA.
Në momentin e arrestimit, Zalla nuk ka bërë asnjë rezistencë dhe nuk ka folur me efektivët e policisë. Sipas të dhënave paraprake, ai është dorëzuar pas ndërhyrjes së forcave RENEA në operacion.
Gjatë kontrollit, policia i ka gjetur një armë zjarri tip kallashnikov, si dhe tre karikatorë të mbushur me fishekë.
Arrestimi u krye në kuadër të operacionit të përbashkët të strukturave të Policisë së Shtetit, ndërsa materialet procedurale i janë referuar organeve kompetente për veprime të mëtejshme.
Hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar nëse arma dhe municioni i sekuestruar kanë lidhje me ngjarje të tjera kriminale.
