Policia e Krujës ka finalizuar fazën e 10-të të operacionit të koduar “Territor i pastër”. Për pasojë ka rënë në pranga një person ndërsa është shpallur në kërkim djali i tij pasi në banesën e tyre në fshatin Fushë Thumanë u gjetën 140 bimë narkotike cannabis sativa.

Ndërkohë policia njofton se vijojnë kërkimet me qëllim lokalizimin dhe kapjen e të riut. Sakaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re